Lajme

150 vjetori i ”Homerit” shqiptar, nderohet Gjergj Fishta

150 vjetori i lindjes së Gjergj Fishtës, bashkoi dashamirës të artit në Muzeun Historik Kombëtar. Drejtorja e Qendrës Kombëtare të Librit, Alda Bardhyli vlerësoi Fishtën, si një ndër mjeshtrit e letrave shqipe. “Sa herë që flasim për Gjergj Fishtën duket sikur historia e letërsisë apo kritika do t’i ketë gjithmonë borxh, atë heshtjen e gjatë që ra mbi të prej gjysmë shekulli, por pavarësisht kësaj ai vjen sot si një figurë iluminuese”, u shpreh Bardhyli.

Studiuesja e figurës së Fishtës, Lili Sula, veçoi veprën “Lahutën e Malcisë”, për ta krahasuar atë me Iliadën e Homerit. Studiues të ndryshëm të figurës së Fishtës të pranishëm në konferencë e cilësuan shkrimtarin si shumë dimensional, ndërsa e vlerësuan atë për frymën heroike nacionale që shfaq në veprat e tij.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexo edhe:

Close
Back to top button
Close
%d bloggers like this: