Lajme

17 për qind e popullsisë së Ishujve Bahamas kanë mbetur pa strehë

Patrick Joachin po pret në rresht në një stacion policor në kryeqytetin e Ishujve Bahamas, Nassau, duke shpresuar se do ta marrë një dokument që dëshmon se nuk ka të kaluar kriminale dhe të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara.

“Nuk më ka mbetur asgjë këtu, as shtëpia, as puna, as familja”, tha Joachin, i cili është zhvendosur nga qyteza Dundas në Abaco.

Rreth 17 për qind e banorëve të ishujve Bahamas kanë mbetur pa kulm mbi kokë për shkak të shkatërrimeve të mëdha që i solli uragani “Dorian”. Janë rreth 70 mijë banorë që kanë humbur pothuajse gjithçka.

Joachim-i dëshiron të fluturojë drejt Tampa-s në Florida, ku jetojnë nëna dhe motra e tij dhe të qëndrojë atje derisa kthimi në vendlindje të ofrojë jetë të sigurt. Nëse nuk ia del të shkojë në Shtetet e Bashkuara, ai nuk ka ndonjë opsion tjetër.

Deri tash, rreth pesë mijë persona kanë arritur të largohen nga Ishujt Bahamas. Sidoqoftë, shumë të tjerë kanë mbetur të bllokuar në pjesën veriore të këtij shtetit të vogël.

Sipas pamjeve të siguruara nga sateliti, në ishuj janë shkatërruar rreth 1100 ndërtesa, ndërsa shumë njerëz janë duke qëndruar në shtëpi të dëmtuara, të cilat nuk janë të sigurta për jetesë, shkruan “CNN”.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button