Lajme

17°C në orët në vijim, ARRSH thirrje shoferëve: Reduktoni shpejtësinë!

Autoriteti Rrugor Shqiptar i ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve që të reduktojnë shpejtësinë teksa ecin në rrugë ku ka prezencë akulli dhe bore. Përmes një njoftimi për mediat, ARRSH bën me dije se në aksin Qafë Thanë-Korçë kanë nisur reshje të imëta të dëborës, ndërsa shton se në orët në vijim temperaturat mund të shkojnë deri në -17°C  “Në aksin Qafë Thanë-Korçë kanë filluar reshje të imëta të borës mjetet borëpastruese dhe grupet e punës janë në terren për pastrimin dhe trajtimin me kripë qarkullimi kryhet pa probleme.

Apel për drejtuesit e mjeteve: “Gjatë orëve në vijim priten temperatura të ulëta deri në -17°C në zonat malore, duhet të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, citohet në njoftimin e ARRSH.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close