Lajme

18-vjeçari nga Korça u nda nga jeta, nëna zbulon amanetin e tij

Pas humbjes së 18-vjeçarit Dorian Tahirllari si pasojë e një sëmundje të rëndë, familja Tahirllari u bekua me një djalë tjetër. Diana Tahirllari ka folur në emisionin “Shqipëria Live” duke thënë se është bërë sërish nënë e një djali, të cilin e ka pagëzuar me emrin Dori. Ajo tregoi se e kishte amanet nga djali që u nda nga jeta.

Diana Tahirllari: I kemi vendosur emrin Dori. Mirë kemi qenë. Djali bën 20 ditë sot. E shohim si rrezen e diellit që mund të na ndriçojë ditët dhe të na ngrohë shpirtin. Nuk ishte e planifikuar, e morëm këtë vendim pak më vonë se po na dukej jeta e pavlerë fare. Tani kemi motivin për të jetuar. Kemi dhe një vajzë 18 vjeçe.

Pyetje: Kur Dori ishte në këtë jetë, a ka pasur qejf të kishte një vëlla?

Diana Tahirllari: Më thoshte në spital në Tiranë që mami, ti do bësh Dori tjetër pasi po i shikonte ditët e fundit. Ndaj ishte si një premtim i mbajtur ndaj tij. Kjo ka qenë arsyeja. Para tij nuk duhet të tregohesha e dobët, duhet të isha e fortë para tij. Dori ka qenë i lidhur më shumë me mua. E flisnim bashkë gjithçka.

Kujtojmë se 18-vjeçari vuante nga një tumor malinj, por pavarësisht operacioneve dhe tentativave të mjekëve nuk arriti dot t’i mbijetonte sëmundjes. Tahirllari ka qenë pjesë e moshave të ekipit të Skënderbeut. Lojtari pjesë e ekipit U-17 të Skënderbeut ishte nga fshati Dvoran i Korçës, ndërsa beteja me sëmundjen zgjati rreth një vit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: