Lajme

18-vjeçari tenton t’i ikë me vrap policisë, por kapet. Kishte me vete pistoletë

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Lezhë, në kuadër të punës për ruajtjen e rendit dhe sigurisë, si dhe kontrolleve për parandalimin e ngjarjeve kriminale, falë inteligjencës policore, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Ndërhyrja”.

Gjatë operacionit, në Lezhë, shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe ndaluar për kontroll automjetin tip “Range Rover”, me drejtues shtetasin K. L. dhe pasagjerë shtetasit J. K. e L. K.

Shtetasi K. L. ka ndaluar automjetin dhe ka tentuar të largohet me vrap, duke marrë dhe një çantë dore me vete. Shërbimet e Policisë kanë ndëryrë menjeherë, duke e kapur dhe ndaluar shtetasin K. L., bashkë me çantën e dorës.

Gjatë kontrollit në çantën e dorës, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri pistoletë me një krehër me 15 fishekë, e cila u sekuestrua në cilësinë e proves materiale.

Në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi K. L., 18 vjeç, banues në Lezhë, për vepren penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë, për 2 pasagjerët në automjet, shtetasit J. K., 25 vjeç dhe L. K., 17 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close