Categories Lajme

18 vjeçarja nga Pogradeci në Siri: Dua të vij…

Kur ishte e vogël prindërit e saj e çuan në Siri, aty ku humbën jetën. Elona Shuli nga Pogradeci tashmë 18 vjeç është bërë nënë që kur ishte 14, ndërsa kujdeset atje edhe per dy motrat dhe vellain me te vogel. Në një kohë kur duket se çështja siriane është lënë në të shkuarën, në shumë shtete europiane si Danimarka, po procedohet me kthimin e shtetasve siriane në vendin e tyre me argumentin se lu fta ka mbaruar dhe tani më Siria është një vend i sigurt…

Elona: “Do zoti bashkohemi një ditë. Dëgjo baba, unë dua të vij. Nëse dëgjon dikë që thotë aty se nuk dua të vij, ata duan të të mashtrojnë ty. Ta kesh 100% të sigurt që dua të vijë dhe mezi po pres… Edhe fëmijët gjynah thonë: “Hë ma, kur do ikim, kur do ikim, kur do ikim… te nëna, te gjyshi, te tezja?Kur do ikim,thonë. Edhe ju mendoni që unë nuk dua të rikthehem. Mezi po pres, as mos e ço në mëndje që nuk dua. Plus unë jam e sëmurë, kam dhimbje, nuk e di çfarë kam, apandesit a ndonjë gjë kushedi çfarë dhe dua të vij të vizitohem se këtu është problem. Të shkosh të vizitohesh edhe vjen puna ‘allah allah’ të fusin ndonjë gjilpërë për të vd .ekur. Kam frikë të shkoj të vizitohem, nuk shkoj dot”.

Është kjo thirrja për t’u rikthyer pranë gjyshërve e Elona Shulit, vajzës 18 vjeçare nga Pogradeci që u largua drejt Sirisë 7 vite më parë me familjen dhe ku vetëm 14 vjeç në shtetin sirian u bë mama me Suhejdin. E që pas vd ekjes së prindërve, Krenarit dhe Adelinës në luftën krah ISIS, Elona, e vetme kujdeset për djalin e saj 4 vjeçar, për vëllain e vogël, Ibrahimin si dhe për dy motrat Ermën e Jusrën. Ajo vazhdimisht u kërkon familjarëve para për jetesën në kampin Roxh.

Elona: “Baba, nëna si jeni? Ishallah shpresoj të jeni mirë. Ta dini ju dua shumë. Jam tej mase e mërzitur prej jush. Të ishte mami, me babin do e kishit parë që kurrë s’do ju kisha kërkuar leke, por ja që ata u vr anë dhe kështu është puna këtu.(qan) Erma: Ishallah të vimë shpejt se deri në majë të hundës na ka ardhur jeta këtu.Ishallah kur të vij atje t’ju shoh të gëzuar të qeshur.Na ka marr malli shumë për ju.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME