Lajme

18 vjeçe me foshnje 5-muajshe të sëmurë, shqiptarët i lidhin pension

Disa ditë më parë “Stop” transmetoi rastin e 18-vjeçares Ilda Rryçko në Kombinat, nënë e një foshnjeje 5 muajsh.

Ajo tregoi se ishte divorcuar nga bashkëshorti dhe jetonte te prindërit e saj. Por Ilda nuk ka të ardhura për të mbajtur beben e saj të sëmurë.

“Stop” dhe “Fundjavë Ndryshe” e ndihmuan 18 vjeçaren me ushqime, veshmbathje dhe pampers. Ndërsa qytetari Gëzim Beka i dhuroi 100 Euro.

Pas transmetimit, të tjera kontribute kanë ardhur për të renë. Xhesika Morina nga Franca, ka dhuruar 100 Euro. Agim Qosja nga Alaska në Amerikë do sjellë për të 200 Dollarë vcdo muaj deri në fund të vitit.

Fatjon Zhllima me djemtë e Londrës, i sjell Ildës 100 euro çdo muaj pension për 1 ose 2 vite. Imrete Abazi nga Gjermania i jep 250 Euro dhe po ashtu e kanë ndihmuar edhe motrat myslimane në Pogradec./tvklan.al

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close