Lajme

19-vjeçarja vdes në këndin e lojërave/ Prindërit e tmerruar panë momentin kur vajza e tyre u mbyt!

Një vajzë adoleshente ka mbetur e vdekur tragjikisht gjatë një xhiro në lojërat që krijojnë adrenalinë duke u ngjitur në një lartësi të konsiderueshme. Ngjarja ndodhi në parkun e lojërave në “Hayrola Luna Park” në Stamboll, ndërsa familjarët panë momentin tragjik kur 19-vjeçarja është mbytur me të vjellën e saj.

Gjatë raportimit për mediat vendase familjarët bëjnë me dije se kanë njoftuar punëtorin për ta ndalur lojën por ai nuk e mori seriozisht. Gunay, e cila ëndërronte të bëhej psikologe, kishte shkuar në park teksa priste rezultatet e provimeve. Një foto e fundit e saj nga kamerat e sigurisë e tregonte vajzën me maskë të bardhë fytyrë, veshje tradicionale hixhab gri, teksa priste për nisjes e lëvizjes.

Gunay më pas kishte humbur ndjenjat gjatë lëvizjes së makinerisë dhe volli. Gunay u dërgua më pas në spital me një ambulancë, ku u shpall e vdekur. Familjarët besojnë se vajza humbi jetën nga neglizhenca dhe zotohen se do të bëjnë gjithçka për të bërë drejtësi. Pretendimet e familjes së Gunay po hetohen nga policia.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: