Categories Lajme

“2 marsi”, Meta: Të lutemi për paqe në Ukrainë, por edhe të angazhohemi fuqimisht për të forcuar demokracinë

Presidenti Ilir Meta jep një mesazh të fortë këtë mëngjes, lidhur me luftën e rusëve në Ukrainë, e cila ka hyrë sot në ditën e shtatë, duke lënë pas viktima, të plagosur e shumë shkatërrim. Në këtë 2 mars, Meta thekson se duhet t’i bashkohemi thirrjes së Papa Franceskut për t’u lutur për paqe në Ukrainë dhe për popullin heroik të Ukrainës.

Mesazhi i Metës: Sot më 2 mars, ju ftoj t’i bashkohemi thirrjes së Papë Franceskut për t’u lutur për paqe në Ukrainë dhe për popullin heroik të Ukrainës që më shumë se kurrë, përmes sakrificave të jashtëzakonshme në mbrojtje të lirisë, sovranitetit, dinjitetit kombëtar dhe vlerave europiane ka nevojë për mbështetje dhe solidaritet mbarëbotëror.
Le të lutemi për paqe por të angazhuar fuqimisht për të forcuar demokracinë, respektimin e të drejtave të njeriut, në mbrojtje të sovranitetit, të përkushtuar në zhvillimin e vendit, e duke shërbyer si promotorë të harmonisë dhe paqes kombëtare, rajonale e më gjerë, të palëkundur në krah të NATO-s dhe të vendosur në rrugën e integrimit europian. 🇦🇱🤝🇺🇦 #StandWithUkraine

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME