fbpx
Lajme

20 tetor 2011 – Mbytet anija “REINA 1”

20 tetor 2011 – Mbytet anija “REINA 1”. Datë në historinë detare. Më 20 tetor 2011, në orën 01:00 trageti “Ankara” në distancën 22 milje largë Durresit goditi Anijen “REINA 1”, e cila u mbyt për 9 minuta e 30 sekonda. Nga mbytja e anijes “REINA 1” shpëtuan dy anëtar të ekuipazhit, një u mbyt dhe shtatë u shpallën të zhdukur. Ekuipazhi ishte me kombësi turke.

Incidenti ndodhi në detin ndërkombëtar, 22 milje detare larg nga Porti i Durrësit, në zonën e përgjegjësisë SAR të Shqipërisë. “REINA 1”, nisur nga Turqia, kishte për destinacion, portin Bar në Mal të Zi dhe “Ankara” sapo kishte dalë nga porti i Durrësit me destinacion Barin në Itali. Trageti “Ankara” nuk pësoi dëme.

Roja Bregetare e Shqipërisë, si koordinatore kombetare e SAR-it detar, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Guardia di Financën, Kapitenerinë e Portit të Durrësit, organizoi një operacion SAR masivë dhe të shpejtë, por dëmi i shkaktuar në anijen “REINA 1” ishte fatal dhe mbytja e saj shumë e shpejtë. (Nga Artur Mecollari)

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button