Lajme

20-vjeçarja sakrifikon veten për t’i shpëtuar jetën qenit

Një 20 vjeçare ka pësuar djegie të shumta duke u përpjekur të shpëtojë qenin,  i cili ishte futur në ujërat termalë të Parkut Kombëtar Yellowstone, sipas autoriteteve. Ishte babai i saj, i cili e nxori nga uji duke e dërguar menjëherë në spitalin më të afërt rajonal, shkruan BBC

Vajza kishte pësuar “djegie të shumta” në të gjithë trupin, ndërsa qeni  fatkeqësisht nuk ia doli të mbijetonte. Në një deklaratë, Shërbimi i Parkut Kombëtar të SHBA-së tha se 20 vjeçarja doli nga automjeti i saj për të ndjekur qenin e saj.

Ajo u fut në ujërat termalë të njohur si Maiden’s Grave Spring për të shpëtuar qenin, duke i shkaktuar vetes djegie të shumta te shpatullat dhe këmbët. Temperatura e ujit në Maiden’s Grave është 93C, sipas zyrtarëve të parkut./abcnews

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close