fbpx
Lajme

20 vjeçarja vlonjate me aftësi ndryshe që rrezaton shpresë (Video)

Stela Braka studentja e buzëqeshur që studion për shkenca kompjuterike na pret në shtëpinë e saj në fshatin Llakatund të qytetit të Vlorës. Kjo vajzë 20 vjeçe edhe pse me aftësi të kufizuar rrezaton shpresë dhe në këto kohë pandemie kaq të vështirë për të gjithë ne.

E mësuar me një jetë aktive e plot gjallëri për te kthimi në fshat është i mërzitshëm por ajo ka gjetur mjaft mirë si ta kalojë ditën këtu mes prindërve të saj, larg shoqërisë e asfaltit të qytetit e cila ja lehtësonte lëvizjen me karrocë nëpër rrugë.

Prindërit e Stelës janë ata që vuajnë situatën shëndetësore të saj pasi karantinimi i ka penguar të bëjnë analizat. Por vetë Stelës nuk ja zbehin optimizmin as kushtet ku jeton në shtëpinë  me lagështirë e ku lëviz me vështirësi. Megjithatë ajo do të kthehet në Vlorë sa më shpejt e ti rikthehet jetës së mëparshme.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button