fbpx
Lajme

21-vjeçari shqiptar “zbor” Policisë italiane

Një 21-vjeçar shqiptar, me vendbanim në Casaluce, u arrestua nga Policia në Caserta. Efektivët italianë e kanë patur të vështirë ndalimin e shqiptarit, ndërsa nuk kanë munguar edhe pë rplasjet me a rmë mes palëve. Ndjekja përfundoi kur makina me të cilën udhëtonin dy persona, përfshirë 21-vjeçarin, u p ërplas me atë të policisë.

Gjithçka filloi kur një shtetas shqiptar u paraqit mbrëmjen e djeshme në stacionin policor Aversa duke raportuar se ishte k ërcënuar nga bashkatdhetari i tij më shumë se një herë ndërsa ishte në një piceri në Frignano.

I njëjti gjithashtu raportoi se, afër shtëpisë së tij, një makinë ishte vërejtur me dy shqiptarë në bord dhe se ata, më pas kaluan nëpër shtëpi, e kishin kërkuar atë.

Oficerët e policisë filluan hetime të shpejta dhe arritën të gjenin makinën e raportuar në komunën e Casaluce. Të dy personat pasi panë patrullën e policisë, tentuan të largohen çka solli edhe ndjekjen e tyre.  Sapo u futën në komunën e Teverola, nga makina me të cilën udhëtonin shqiptarët q ëlluan në drejtim të policisë, e cila u përgjigj. Fatmirësisht nuk ka patur të l ënduar mes palëve, ndërsa shqiptari dhe miku i tij përfunduan në p ranga, shkruajnë mediat italiane.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button