Categories Lajme

21 vjeçarja, motra: Telefonuam 127, nuk kishin veshje! S’na e thanë përgjigjen e tamponit

Më 15 korrik, Ministria e Shëndetësisë raportoi se mes viktimave të Covid-19, në vendin tonë ishte edhe një 21-vjeçare, e quajtur Amantia. Por pavarësisht deklaratës së bërë nga Ministria e Shëndetësisë, familjarët e të ndjerës kanë një tjetër version, ku kanë mohuar të kenë pasur një raport që 21-vjeçarja të ketë qenë e infektuar me Covid. Për Top Channel, ditën e sotme ka folur motra e 21-vjeçares ku ka treguar të gjithë kronologjinë që kur e reja ka shkuar në spital e deri kur ka humbur jetën. Sipas saj gjendja e 21-vjeçares sa vinte dhe përkeqësohej dhe vetëm kur u rëndua shumë, kishte ardhur ambulanca për ta transportuar në spital.

Më tej motra e viktimës ka thënë se ka komunikuar me të deri më datë 13 në darkë ndërsa më pas komunikimi nuk ka qenë i mundur. Sipas saj Amantia ka ndërruar jetë më datë 14, ndërsa familjarët janë njoftuar një ditë më pas. “Kemi kërkuar me ngulm për ta bërë tamponin. Thjesht kanë marrë informacion dhe nuk na e kanë bërë. I kam marrë në mëngjes dhe më kanë thënë se jemi të ngarkuar”

Sidorela Gjoni: Motra u shtrua në spital me datën 7 korrik. Çfarë ndodhi më pas çfarë simptomash kishte në shpi dhe kë telefonuat që u shtrua në spital. “Atë natë ju ngrit temperatura. Që më datën 3 korrik kishte temperaturë. Me bajame të qelbëzuara. I kishte shumë keq bajamet. I ka parë edhe mami. Edhe vetë, i kemi ndjekur anën popullore se ankohej më para. Kishte mpirje të krahëve mpirje të buzëve dhe kishte marrje fryme. U bë keq dhe ne telefonuam ambulancën. Por na thanë se nuk mund të vinin në shtëpi se nuk kishin një veshje për momentin. Unë po ngulmoja shumë dhe më pyesnin për simptomat. Mund të jenë vonuar rreth një orë. Atë natë ndodhi dhe me thanë se vetëm në jemi dakord që ajo të hipi Amantia vetë në ambulancë. Ajo ka zbritur dhe hipur vetë në ambulancë. I ngrit temperatura. U nxi nga duart e këmbët. “

Sidorela Gjoni: Pas atij momenti Amantia u shtrua në spital… “I bë tamponi por nuk kemi marrë kurrë një përgjigje, që është pozitiv apo negativ. Motra ka pohuar se bëri skaner e analiza gjaku. Masnin oksigjenin në gjak. Lajmin për humbjen e Amantias e kemi marrë në 15 korrik në mëngjes. Ndërkohë në skedën e vdekjes shkruhet 14 pa një orar. Kam bërë sot një kërkesë me shkrim dhe me thanë se do të kenë një kopje të kartelës së Amantias pas 10 ditësh. Amantia ime nuk ka qëndruar asnjë ditë në intubim.”

Sidorela Gjoni: Flisje me të në telefon dhe me mesazhe? “Kam folur me të edhe në telefon edhe me mesazhe. Edhe është përkeqësuar menjëherë. Deri me datë 13 deri në orën 19:55 të darkës kam folur me të. Më tha vetë që nuk ndihej mirë. “Më lërë se nuk jam mirë” më tha. Janë kujdesur për Amantian në fund, por nuk e them për pjesën para se ankohej nuk vijnë të më shohin shumë më thanë.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tentoi të vrasë bashkëshorten, përfundon në pranga 50-vjeçari në Rrogozhinë, i shpallur në kërkim

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim pasi tentoi të vrasë gruan e tij është arrestuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Iku nga shtëpia dhe nuk u kthye më”, burri “ngre në këmbë” policinë: Më gjeni gruan!

Një 43-vjeçar ka shkuar në Komisariatin e Policisë së Durrësit, ku ka kallëzuar zhdukjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Genc Tafilaj pyetet në SPAK: Spiuni i Bajrave, Aleks Ndreka na takoi me Dor Dulin në varimin e Indrit Rrajës

Plani për vrasjen e Dorian Dulit, Blerti Cafit, Gëzim Cafit dhe Genci Tafilit, pas ceremonisë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të rinjtë hedhin mobilie nga kati i pestë i pallatit, Balla: Turp! (VIDEO)

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka publikuar pamjet ku duket se si dy të rinj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim ndërkombëtar për drogë, vihet në pranga 59-vjeçari italian

Policia Kufitare Durrës ka arrestuar një shtetas italian, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar,…

LEXO ME SHUME