Lajme

23% e popullsisë në Shqipëri e vaksinuar plotësisht kundër Covid-19

23% e popullsisë së përgjithshme është vaksinuar plotësisht në Shqipëri, sipas të dhënave nga Our World in Data. Ndërkohë në Kosovë është vaksinuar 17% e popllsisë së përgjithshme.

Sipas faqes shkencore online, Our world in Data, Serbia prin nga vendet e rajonit me vaksinim të plotë në nivel të përgjithshëm të popullsisë, 41%.

Duke u  pasuar nga Mali i Zi me 30 %, Maqedonia e Veriut me 26 %, Kosova me 17% dhe Bosnje-Hercegovina me 11 %. Sipas faqes  40.4 % e popullsisë botërore ka marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër COVID-19.

Në total, autoritetet shëndetësore në botë kanë dhënë 5.49 miliardë vaksina, derisa vlerësohet se 32.11 milionë të tilla janë duke u dhënë çdo ditë. Sipas të dhënave në këtë faqe, vetëm 1.8 për qind e njerëzve në shtetet me të ardhura të ulëta kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: