Lajme

23 mijë Euro të fshehura në çantë, 46-vjeçares i merren paratë në Kakavijë

Një shumë e konsiderueshme parash është sekustruar nga autoritetet kufitare të doganës së Kakavijës. Shuma prej 23 mijë Eurosh u gjetën të fshehura në çantën e dorës së 46-vjeçares me iniciale A.T., e cila ishte pasagjere në makinë.

Sipas policisë, paratë u gjetën gjatë kontrollit në vijën e dytë në dalje të Shqipërisë. 23 mijë Eurot u sekuestruan pasi nuk ishin deklaruar sipas ligjit. Ndërsa 46-vjeçarja u procedua në gjendje të lirë për mosdeklarim të të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close