Lajme

25 prilli, nis shpërndarja e fletëve të votimit në vend

Drilona Hoxhaj, Zëdhënësja e KQZ, ka informuar për mediat se tashmë procesi zgjedhor ka marrë hovin përfundimtar dhe është gati për ditën e dielë.

Sipas saj, shumica e fazave të përgatitjes janë përmbyllur dhe siguron se janë marrë të gjitha masat që gjithçka të shkojë sipas parashikimeve. Hoxhaj shpjegon se për tetë qarqe shpërndarja e materialeve po ndodh sot, kurse nesër vijohet për katër qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Lezhë.

“Por me mbërritjen e fletëve ky proces mori dhe hovin përfundimtar. E para ka qenë dhomat e fshehtësisë për personat, po ashtu dhe materialet anti-Covid, KQZ, KZAZ, dhe posterat informues si duhet të sillemi. Faza e dytë kanë qenë kamerat, vëzhguesit, u shpërndanë në çdo KZAZ. Tani është dhe baza materiale zgjedhore, kutitë e votimit për pjesën më të madhe të qarqeve, Korça, Vlora, Dibra, Gjirokastra, Fieri, Berati.

Ditën e nesërme shpërndahet dhe për qarqet e tjera Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Lezhë. Janë marrë të gjitha masat që të kryhet në kohë rekord, dhe çdo gjë të shkojë sipas parashikimeve të Kodit Zgjedhor.’’- tha zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxha.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: