Lajme

25-vjeçari humb kontrollin e automjetit dhe përplaset me motorin, dy të lënduar

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin rrugor Belsh-Kuçovë. 25-vjeçari D.K., ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë është përplasur me një motor i cili drejtohej nga 54-vjeçari S.C. SI pasojë e përplasjes është dëmtuar  drejtuesi i motorit dhe pasagjeri Nj.F. Të dëmtuar janë dërguar menjëherë në spital.

Elbasan/ Informacion paraprak-Informacion Më datë 19.11.2021, në orën 12:00, në aksin rrugor Belsh-Kuçovë, shtetasi D. K., 25 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin S. C., 54 vjeç.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri, shtetasi Nj. F., të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: