Lajme

25 vjeçari nga Lushnja prangoset në Durrës, përndiqte një grua me makinë, nuk kishte as patentë

Një i ri nga Lushnja është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi përndiqte në mënyrë të vazhdueshme një shtetase. 25 vjeç akuzohet për veprat penale “Përndjekja” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, pasi gjatë ndalimit nga Policia ai ka qenë duke drejtuar një mjet, me leje drejtimi të falsifikuar.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, shtetasin:

  1. T., 25 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur shtetasen A. D. Pas ndalimit nga shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të dokumentacionit të mjetit rezultoi se ky shtetas e drejtonte automjetin e tij, me leje drejtimi të falsifikuar, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njofton Policia.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close