Categories Covid-19, Lajme

26 raste në Vlorë, 6 humbje jete gjatë 24 orëve të fundit (Më i riu 37 vjeç) 503 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 6 humbje jete janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi në vendin tonë, ndërsa më i riu i përket moshës 37-vjeçare. Po gjatë kësaj periudhe kohore, kanë rezultuar 503 raste të reja nga 2210 testime të kryera.  Vihet re se në krahasim me një ditë më parë janë rritur shifrat e të infektuarve (nga 389 në 503) dhe kanë rënë shifrat e viktimave (nga 13 në 6). Sa i përket situatës në spitale, aktualisht po trajtohen 337 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Njoftimi i plotë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel qytetarëve të kufizojnë kontaktet dhe të shmangin çdo dalje të panevojshme, të mbajnë maskën dhe të kujdesen për higjienën personale, për të kufizuar përhapjen e COVID-19. Situata e COVID19 në 24 orët e fundit paraqitet si vijon: Janë kryer 2210 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 503 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

169 raste në Tiranë, 27 në Shkodër, 26 në Vlorë, nga 23 raste në Durrës, Sarandë, 20 në Fier, 18 në Lezhë, 17 në Kurbin, 16 në Lushnje, 14 në Kukës, 13 në Kavajë, 12 në Elbasan, nga 10 raste në Krujë, Peqin, nga 9 raste në Korçë, Berat, 8 në Malësi e Madhe, 7 në Gjirokastër, nga 6 raste në Tropojë, Delvinë, nga 5 raste në Has, Dibër, Skrapar, nga 4 raste në Rrogozhinë, Gramsh, Shijak, Kuçovë, Maliq, nga 3 raste në Mat, Klos, nga 2 raste në Devoll, Librazhd, Kamëz, Përmet, Cerrik, Dropull, nga 1 rast në Pukë, Pogradec, Tepelenë, Ura Vajgurore, Fushe Arrëz, Kolonjë, Patos,

Në 24 orët e fundit janë shëruar 550 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 29,799 që nga fillimi i epidemisë. Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 337 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Megjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk kanë arritur të fitojnë betejën me sëmundjen 6 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetare nga Librazhdi, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetare nga Tropoja, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetare nga Tepelena, të moshave 37-83 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për t’u referuar për testim, ndjekje të vazhdueshme dhe për rimbursimin e barnave të trajtimit ambulator në banesë.

Nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për ta mësuar dhe për t’u vendosur në kontakt me mjekun tuaj të familjes. Gjithashtu është në dispozion 24 orë në 7 ditë të javës numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare, ku mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME