Lajme

26-vjeçarja arrestohet me kanabis në Rinas, Po vinte nga Kolumbia në Shqipëri

Një vajzë e re nga Kolumbia e cila po hynte në Shqipëri përmes Rinasit, është vënë në prangat e policisë.

Burimet zyrtare bënë me dije se gjatë kontrollit në vijën e dytë, në pikën e kalimit kufitar Rinas, asaj iu gjet në çantën e dorës, një sasi kanabis.

Në pranga raportohet se ra shtetasja me inicialet C. J., 26 vjeçe, banuese në Kolumbi.

Njoftimi i Policisë

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasen C. J., 26 vjeçe, banuese në Kolumbi, pasi gjatë kontrollit në vijën e dytë, në pikën e kalimit kufitar Rinas, iu gjet në çantën e dorës, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close