Categories Covid-19, Lajme

264 raste dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2640 testime, 264 qytetarë të infektuar, 6 humbje jete dhe 192 të shëruar në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 2,640 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 264 qytetarë, në këto bashki: 133 në Tiranë, 29 në Fier, 24 në Lushnje, 16 në Durrës, 7 në Vlorë, 5 në Has, Lezhë, Gjirokastër, 4 në Kukës, 3 në Kurbin, Libohovë, Tepelenë, Kolonjë, 2 në Tropojë, Kamëz, Vorë, Kavajë, Sarandë, Skrapar, 1 në Fushë- Arrëz, Mirditë, Dibër, Mat, Mallakastër, Delvinë, Konispol, Përmet, Këlcyrë, Peqin, Librazhd, Gramsh.

Janë 7098 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 155 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 6 qytetarë: katër qytetarë nga Tirana 57-76 vjeç, një qytetar nga Elbasani 66 vjeç, një qytetar nga Berati 83 vjeçe.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 192 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 171,982 që nga fillimi i epidemisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Nusja na kërcënoi se…”/ Dëshmia e gjyshit të 3-vjeçarit të zhdukur në Durrës: S’tregoj ku ndodhet djali, më bëni çfarë të doni

Para pesë ditësh në Durrës, është zhdukur një 3-vjeçar, ku sipas policisë së Durrësit, ende…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar amerikan do të blihet me 94.4…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

La pas gruan dhe dy fëmijët, kush është shqiptari që humbi jetën në punë në Itali

Kur vendi i tij ishte mes kaosit, ai ishte një ndër të parët shqiptarë që…

LEXO ME SHUME