Lajme

VIDEO\ Greqi, nënë e bir arratisen nga spitali dhe thërrasin me të madhe: Nuk ka Covid, është komplot…

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Lamia të Greqisë. Nënë e bir të infektuar me koronavirus u larguan të tmerruar nga spitali COIVD dhe u ulën në stacionin e urbanit aty pranë.

Në videot e kapura nga ‘Lamia Report’, gruaja dëgjohet të thotë mes të tjerash: “Unë nuk besoj te mjekët. Ne nuk mund të jemi të burgosur. Nuk ka pandemi. Gjithçka është një komplot”.

Ata nuk pranuan në mënyrë kategorike që të ktheheshin sërish aty, ndërsa policia dhe rojet e Spitalit i i ndaluan dhe më pas i mori një ambulancë që i dërgoi në shtëpi.

Menjëherë pas përfundimit të incidentit oficerët e policisë të ekipit DI.AS. qëndruan në stacionin e urbanit për të mbajtur larg nga stacioni urban pasagjerët, të cilët kishin shumë të ngjarë të sëmureshin pa e ditur.

Një ekuipazh i Bashkisë nxituan në vend, duke dezinfektuar ndalesën dhe zonën ku për më shumë se një orë qëndruan nënë dhe bir, të cilët janë pozitivë për koronavirusin.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: