Lajme

SHBA: Makina tek Capitol Hill përplasi dy policë, humb jetën një prej tyre

Pranë Kapitolit të Shteteve të Bashkuara të premten pasdite një makinë u përplas në një barrikadë , duke p lagosur dy oficerë të Policisë së Kapitolit, njëri prej të cilëve më pas humbi jetën, thanë zyrtarët e rendit. Drejtuesi i automjetit u qëll ua për v dekje nga policia, sipas njoftimeve.

Policia e Kapitolit thotë se ngjarja ndodhi tek një pikë kontrolli pranë Kapitolit. Incidenti vjen ndërsa zona e Uashingtonit vazhdon të jetë në gatishmëri, gati tre muaj pasi një turmë kryengritësish të a rmatosur s ulmoi Kapitolin ndërsa Kongresi po votonte për të konfirmuar fitoren e presidentit aktual Joe Biden. Policia e Kapitolit thotë se dikush “goditi me një automjet dy oficerë të policisë së Kapitolit”.

Sipas disa burimeve, drejtuesi i automjetit doli nga makina dhe mbante në dorë një t hikë.

Njëri nga oficerët që u p lagos u dërgua me makinë policie në spital; tjetri po transportohej nga ekipet e urgjencës mjekësore, thanë zyrtarët.

Kompleksi i Kapitolit u vendos në izolim pas imcidentit dhe askush nuk mund të hynte ose të dilte nga godinat e kompleksit. Rrethimet që pengonin t rafikun e automjeteve pranë asaj zone u hoqën së fundmi, pasi Kapitoli filloi të rihapej pas trazirave të 6 janarit./VOA/

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: