Lajme

Video\ Aksident i trefishtë në “Rrugën e Kombit”, plagosen dy vajza

Raportohet se tre automjete janë përplasur në aksin rrugor Milot-Rubik. ndodhur këtë paradite në Rrugën e Kombit, me pasojë plagosjen e dy vajzave.

Përplasja mes mjeteve ka qenë e fortë, duke bërë që të plagosen shoferja dhe pasagjerja e njërës makinë. Nga pamjet e publikuara nga BW janë përplasur kokë më kokë një furgon dhe një autoveturë, ndërsa në aksident është përfshirë dhe një makinë e tretë.

Nga të dhënat e para, bëhet me dije se dy shtetaset e plagosura ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen ekspertizën. Burime paraprake bëjnë me dije se shkak i aksidentit ka qenë moszbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor. Policia ndodhet në vendngjarje.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: