Categories Lajme

270 ditë borë, pasuri të mëdha natyrore/ Norilsk, qyteti më i izoluar në Rusi

Qyteti siberian Norilsk, është një nga qytetet më veriore në botë, i pozicionuar sipër Rrethit Arktik. Për këtë arsye ai është një vend i izoluar, që vizitohet nga shumë pak turistë, dhe i ndërtuar mbi rrënojat e një kampi pune të epokës staliniane.

Por pse 177.000 njerëz, kanë zgjedhur gjithsesi të jetojnë atje? Norilsk gjendet rreth 400 km në veri të Rrethit Arktik, përgjatë lumit Jenisei. Qyteti i vetëm Arktik më i madh se ky qytet-gulag është Murmansku, që gjithsesi nuk ndodhet aq në veri. Siç mund të pritet, klima lokale këtu është ekstreme.

Në janar, temperatura më e lartë -26 gradë Celsius. Rekordi më i ulët është gati -53 gradë Celsius. Norilsk është i mbuluar me dëborë për rreth 270 ditë të vitit, ndërsa banorët duhet të përballen me stuhi dëbore 1 nga çdo 3 ditë. Në dimër, punëtorët nuk kanë luksin të presin në një stacion autobusi nga frika e ngrirjes deri në vdekje.

Për gati tre muaj të vitit, aty nuk ka fare ditë. Ndërkohë në muajt qershor dhe korrik, nuk ka fare natë. Por sekreti i jetës në këtë qytet, megjithë klimën e tij të ashpër, është pasuria e madhe e metaleve të varrosura nën dëborë. Norilsk ndodhet mbi një nga depozitat më të vlefshme të metaleve në botë. Rezervat e metaleve në minierat e Norilsk, janë më të mëdhatë në tokë me gati 2 miliardë ton.

Si e tillë, qyteti është një nga prodhuesit më të mëdhenj të nikelit, dhe burimi më i madh i paladiumit në botë. Paladiumi, një metal i rrallë që përdoret në elektronikë, është minerali më i shtrenjtë në botë me një çmim 1.500 dollarë për 1 ons (24.5 gramë).

Nën dëborë, ekziston edhe një sasi e madhe bakri. Minierat e Norilskit, kontrolloheshin në fillim nga ndërmarrja shtetërore “Norilsk Nickel” gjatë epokës sovjetike. Minierat u privatizuan në vitin 1993 dhe sot quhen “Nornickel”, kompania që punëson gati 80.000 njerëz.

Qyteti Norilsk nisi të ndërtohej që në vitet 1920, për shkak të depozitave të tij minerare, por qyteti u themelua zyrtarisht në vitin 1935, nën udhëheqjen sovjetike të Josif Stalinit. Stalini ndërtoi aty disa kampe të punës të detyruar të quajtur gulagë.

Të burgosurit ndërtuan linjën hekurudhore Salekhard-Igarka, e quajtur ndryshe “Rruga e Vdekur”, që kalon nëpër Siberi deri në Norilsk. Ajo ka mbetur deri sot e papërfunduar. Gjatë viteve 1935-1953, vlerësohet se këtu u dërguan 650.000 të burgosur. Kushtet në gulag, ishin po aq ekstreme sa në Arktik.

Të burgosurit punonin deri në 14-orë në ditë, pa asnjë masë sigurie. Një i mbijetuar nga gulagu Norillag kujton: “Puna ishte tepër e vështirë … Nuk kemi asnjë ditë pushim, përveçse kur jashtë është -45 apo -50- gradë. Na lejohej të shkruanim vetëm një letër në vit. Nuk ka lejohej të mbanim fotot e të afërmve tanë”.

Disa të burgosur në gulag ishin aq të dëshpëruar, saqë i prenë duart e tyre në mënyrë që të mos mund të punonin më. Pas vdekjes së Stalinit në vitin 1953, nisi mbyllja e gulagëve. Gulagu Norillag u mbyll në vitin 1956, dhe deri atëherë vlerësohet se aty vdiqën të paktën 250.000 njerëz.

Edhe sot, eshtrat e të burgosurve zbulohen nëpër fusha gjatë verës së shkurtër kur shkrin dëbora.

Njerëzit e izoluar të Norilsk, i referohen shpesh qytetit të tyre si një “ishull”, dhe pjesës tjetër të Rusisë si “kontinenti”. Në fakt, vetëm në vitin 2017, qyteti u pajis me një linjë interneti të qëndrueshme.

Ndërkohë të gjitha minierat në Norilsk, kanë krijuar një makth të vërtetë mjedisor. Ai është cilësuar vazhdimisht një nga qytetet më të ndotur në botë, për shkak të përmbajtjes së lartë të dioksidit të squfurit të krijuar nga procesi i shkrirjes.

Sasia e dioksidit të squfurit në ajër, është aq e lartë sa që bimësia në një rreze gati 32 km ka vdekur, dhe banorët e kanë të ndaluar të mbledhin manaferrat ose kërpudhat për shkak të toksicitetit të lartë. Në vitin 2016, derdhjet nga fabrikat e nikelit e kthyen lumin Daldikan në ngjyrë të kuqe, dhe për këtë arsye ai u quajt Lumi i Gjakut.

Pavarësisht të gjithave, Norilsk është një vend relativisht i lakmueshëm. Qyteti ka transport publik, bare, kafene, kisha, galeri arti, një teatër të madh dhe shumë pajisje moderne. Arsyeja? Për shkak të rezervave të mëdha në nikel, platin, paladium, ai është sipas “The New York Times”, qyteti më i pasur i Rusisë, dhe jep 2 për qind të PBB kombëtare. TIRANA TODAY

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME