Lajme

2785 hektarë tokë nën ujë, Bashkia Shkodër ripërsërit thirrjen e shpalljes së emergjencës

Bashkia Shkodër vijon të bëjë thirrje që të shpallet fatkeqësia natyrore në zonë për shkak të përmbytjeve që kanë sjellë dëme në sipërfaqe të mëdha toke.

Situata vijon të mbetet e njëjtë. Sipas Bashkisë janë ende 2785 hektarë tokë që gjenden nën ujë.

Ndër të tjera kërkohet që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyet për marrjen e masave për pastrimin e “përroit të kufirit” Muriqan në Nj.A Ana e Malit si dhe kërkohet mbështetje me bazë ushqimore për gjënë e gjallë (koncentrat) për NJ.A. Ana e Malit, Dajç dhe Rrethina për një sasi 500 ton.

Njoftimi i Bashkisë: Situata e përmbytjeve në territorin e Bashkisë Shkodër, data 31.01.2021, paradite
Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 31.01.2021,ora 08.30, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë: Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.50 m.(Kuota max 6.30 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rënie të nivelit të ujit me 10cm.

Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30,shënon kuotën 8.82 m.(Kuota max 8.70 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rënie të nivelit të ujit me 5cm.  Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30,shënon kuotën 7.05m. (Kuota max 7.50 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rënie të nivelit të ujit me 30cm.  Lumit Kir ka prurje të shumta. Bashkia Shkodër Siperfaqe totale e përmbytur 2785 Ha

  1. Tokë e pakultivuar 588 Ha 2 Foragjere të dyta, jonxhe 1960 Ha 3 Grurë 130 Ha 4 Bimë Dekorative 77 Ha
  2. P5 mtore 27 Ha6 Sera 3 Ha

Nj.A. Ana e Malit   Rruga e Obotit është e kalueshme me vështirësi me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 85 cm.

  1. Në fshatin Obot ka presence uji në oborre 60cm. 2 Ujësjellësi Oblika 3,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit. 4UKSH Vazhdon të furnizojë me ujë të pishëm banorët e fshatit Oblikë 5 Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1160 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë

Tokë e pakultivuar 220 Ha  Foragjere të dyta, jonxhe 880 Ha  Grurë 25 Ha  Pemtore 25 Ha  Bimë dekorative 7 Ha
Sera 3 Ha Nj.A Dajç 1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1300 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Mushan, Shirq, Suka-Dajç, Belaj, Darragjat, Pentar), nga të cilat:

Tokë e pakultivuar 290 Ha  Foragjere të dyta, jonxhe 845 Ha  Grurë 95 Ha  Bimë dekorative 70 Ha

  1. Rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar. Ka prezencë uji me mbi 130-150 cm  2 80 shtëpi kanë prezencë uji në oborre. 3 Kemi prezencë ujit në rrugët e brëndshme të fshatrave Shirq dhe Mushan.

Nj.A.Velipojë Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 90 Ha.Kryesisht fshatrat Baks i RI, Luarz. Ças.

Tokë e pakultivuar 30 Ha Foragjere të dyta, jonxhe 60 Ha  Nj. A. Guri i Zi Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Nj.A.Bërdicë , Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 180 Ha, konkretesht në fshtrat Trush,Berdicë e Siperme, Berdice e Madhe. Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

Te pakultivuara 40 Ha  Foragjere të dyta, jonxhe 130 HaGrurë 10 Ha .Nj.A.Rrethina Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 55 Ha, në fshati Zues (tokat në fushen e Oblikës)

Tokë e pakultivuar 8 Ha  Foragjere të dyta, jonxhe 45 Ha  Pemtore 2 Ha -Bashkia Shkodër në kushtet e ndodhura, në referencë të Ligjit Nr.45/2019 “Për Mbrojtjen Civile ”, kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, për Nj.A. Ana e Malit dhe Dajç. -Kërkohet që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyet për marrjen e masave për pastrimin e “përroit të kufirit” Muriqan në Nj.A Ana e Malit. -Kërkohert mbeshtetje me baze ushqimore për gjënë e gjallë ( koncentrat) për NJ.A. Ana e Malit , Dajç dhe Rrethina për një sasi 500 ton.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close