Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 28 viktima si pasojë e COVID-19, raporton Gazeta Express. Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 489 raste të reja të infektuara me këtë virus nga testimi i 6 mijë e 310 mostrave. Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë. Sot janë shëruar 859 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 124 mijë e 711.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë: 06 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Nga 6.310 testime, 489 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 28 raste të v dekjes.
Sot janë shëruar 859 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 124.711. Në total numri i rasteve aktive është 25.290.