Categories Covid-19, Lajme

28 në Vlorë, 21 humbje jete, 851 raste në 24 orët e fundit

Vijon të mbetet i lartë numri i fataliteteve nga Covid-19 në Shqipëri. 21 viktima janë regjistruar nga koronavirusi në 24 orët e fundit në vendin tonë. Ndërkohë, 851 janë rastet e reja me Covid-19. Të shëruarit janë 903.

21 qytetarët që e kanë humbur betejën me COVID-19 janë: 6 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetar nga Berati, 2 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kukësi, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Puka, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Kolonja, 1 qytetar nga Kurbini, të moshave 42-94 vjeç.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 606 pacientë, 42 në terapi intensive, nga të cilët 10 pacientë janë të intubuar.

NJOFTIMI Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 766 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 15,793 vaksinime.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3149 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 851 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

377 raste në Tiranë, 48 në Pogradec, nga 30 raste në Elbasan, Kavajë, 29 në Durrës, 28 në Vlorë, 27 në Shkodër, 26 në Fier, 25 në Berat, 23 në Lezhë, 21 në Sarandë, 19 në Krujë, 18 në Peqin, 17 në Korçë, 14 në Kamëz, nga 12 raste në Lushnje, Mirditë, 9 në Gjirokastër, 7 në Kuçovë, 6 në Kukës, nga 5 raste në Kurbin, Has, Librazhd, nga 4 raste në Pukë, Tropojë, Tepelenë, Vorë, nga 3 raste në Devoll, Përmet, Bulqizë, Kolonjë, Gramsh, nga 2 raste Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Belsh, Dibër, Shijak, Maliq, Poliçan, nga 1 rast në Rrogozhinë, Mallakastër, Selenicë, Malësi e Madhe, Prrenjas, Skrapar, Patos, Cerrik, Dropull, Këlcyrë, Libohovë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 903 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 72,076 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 606 pacientë, 42 në terapi intensive, nga të cilët 10 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 21 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 6 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetar nga Berati, 2 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kukësi, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Puka, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Kolonja, 1 qytetar nga Kurbini, të moshave 42-94 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (3 Mars 2021) Raste të reja ditore 851 Të shëruar në 24 orë 903 Të shtruar në spitale 606 Humbje jete në 24 orë 21
Testime ditore 3149 Testime totale 476,017 Raste pozitive 109,674 Raste të shëruara 72,076 Raste Aktive 35,742 Humbje jete 1,856

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 23219 Fier 2635 Vlorë 1780 Durrës 1629 Shkodër 1342 Gjirokastër 1088 Elbasan 899 Korçë 894 Lezhë 795 Berat 774 Dibër 349.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Nuk jam krenar!”, Rama i kërkon ndjesë publike ish-deputetit të PD Mark Marku për ironinë me emrin e tij gjatë fushatës zgjedhore

Ish deputeti i Partisë Demokratike Mark Marku, shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Mark…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Grabiti katër banesa në Shëngjin, arrestohet 47-vjeçari! Çfarë iu gjet në banesë

Komisariati i Policisë Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”. Zbardhen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME