Categories Lajme

28 vjeçarja shtatzënë humbi jetën nga Covid, Lilaj: Dy mjeke filluan të qanin…

Koordinatori i Reanimacionit për covid, Krenar Lilaj i pyetur për rastet më tragjike që është përballur në spital, i janë mbushur sytë me lot kur ka treguar rastin e një gruaje shtatzënë 28 vjeçare që ka humbur jetën menjëherë pasi u detyrua te bente abort ne muajin e peste te shtatzenise.

Ai thotë se për gruan e ndjerë kanë qarë dy mjeke të reja reanimatore.

“Eksperienca të dhimbshme ka shumë. Por ajo që më ka mbetur në mend është ajo e djeshmja, kur dy mjeke të reja ranimatore qanin kur humbi jetën gruaja shtatzënë. Ishte shumë e dhimbshme.

Një eksperiencë tjetër ka qenë një mjeke infeksioniste që do të merrte turnin dhe qante nga ngarkesa e madhe emocionale kur shikonte aq shumë të sëmurë që vinin në urgjencë. Ishte fundjavë, janë situata mjaft të vështira që nuk i harron në jetë. Janë të rënda. Insistoj që njerëzit të ruajnë vetveten, ne jemi aty dhe këtë punë do ta bëjmë por duhet të ruhet edhe ezaurimi fizik i bluzave të bardha”- tha ai.

I pyetur se çfarë kishte gruaja shtatzënë, mjeku tha se ndjera kishte vështirësi të rënda respiratorë. “Një e sëmurë me covid e cila kishte insuficencë të rëndë respiratore. Kjo shkakton komplikacionin në mbajtjen e fëmijës. Në kushte të tilla, fëmija e ka të pamundur të jetojë, por ky komplikacion rëndon edhe gjendjen e nënës. Kjo ndodhi tek e sëmura në fjalë. Të gjithë gratë shtatzëna janë të rrezikuara. Të ruajnë veten”, u shpreh ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME