Categories Lajme

29 automjete ushtarake për Forcat e Armatosura/ Kim: SHBA mbeten mirënjohëse që Shqipëria i është përgjigjur thirrjeve të NATO-s

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Shqipëri, Yuri Kim ishte sot e pranishme në ceremoninë për dhurimin e mjeteve “Humvee” për Forcat e Armatosura Shqiptare.

“Jemi këtu për të festuar dorëzimin e 29 automjeteve ushtarake të lëvizshmërisë së lartë, ose “Humvee”, për Forcat e Armatosura shqiptare. Këto automjete të reja do të përmirësojnë menjëherë aftësitë e forcave tokësore shqiptare në një moment kritik. Ky gur kilometrazhi i fundit është pjesë e një projekti parësor për Shtetet e Bashkuara – për të ndihmuar në tranzicionin e batalionit të dytë të këmbësorisë së Shqipërisë nga një grupbeteje i Këmbësorisë së Lehtë në një grupbeteje i Këmbësorisë i Motorizuar”, tha Kim.

“Angazhimi i Shqipërisë për të përgatitur një grupbeteje të këmbësorisë së motorizuar për NATO-n është domethënës. Ai përforcon rëndësinë e angazhimeve të NATO-s dhe na kujton se Shqipëria është e gatshme të veprojë në vende të rrezikshme përkrah aleatëve. Pasi të përfundojë, ky projekt do të përmirësojë aftësinë e Shqipërisë për të kryer misione të brendshme mbrojtëse dhe për të zbarkuar në mbështetje të operacioneve globale. Shtetet e Bashkuara mbeten mirënjohëse që Shqipëria i është përgjigjur thirrjes në vende të ndryshme nëpër botë”, u shpreh Kim.

“Ky dhurim është gjithashtu vendimtar, sepse jemi në përgatitjet e fundit për një ngjarje historike – Stërvitja “Defender 21”. “Defender 21” është një stërvitje ushtarake shumëkombëshe, e cila do të ndodhë në Shqipëri këtë verë dhe Shqipëria është zgjedhur për të mikpritur një aspekt të rëndësishëm të stërvitjes. Kjo do të jetë stërvitja më e madhe ushtarake ndonjëherë në Europën Juglindore dhe sigurisht do të tregojë rëndësinë e Shqipërisë në rajon. Në mënyrë të veçantë, presim me kënaqësi t’i shohim këto automjete të marrin pjesë në këtë ngjarje premierë trajnimi”, u shpreh Kim.

“Dua të falënderoj ministrin Peleshi dhe gjeneral Begajn për udhëheqjen e tyre të jashtëzakonshme dhe dua të falënderoj stafin e Zyrës së Bashkëpunimit të Mbrojtjes për punën e tyre të vështirë në realizimin e kësaj. Misioni ynë nuk ka përfunduar ende dhe ju bëj thirrje që të ruani nivelet më të larta të bashkëpunimit”, tha Kim.

“Është me të vërtetë një kohë emocionuese të jesh ushtar në Forcat e Armatosura të Shqipërisë ose ushtar amerikan që shërben në Shqipëri. Ne jemi të nderuar të qëndrojmë krah për krah me ju dhe të shohim përpara për rritjen e bashkëpunimit ushtarak në muajt në vijim”, theksoi Kim.

Nga ana e tij, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi falënderoi SHBA për ndihmën e vazhdueshme që ka dhënë për modernizimin e FA, trajnimin dhe arsimimin e efektivëve tanë.

“Ndihma materiale, teknike dhe modernizuese e SHBA, i ka dhënë dhe u jep ushtarakëve tanë më shumë fuqi, forcë dhe efektivitet në operacionet brenda dhe jashtë vendit. Në sajë të kësaj ndihme, ata janë më të trajnuar për të përmbushur me sukses pothuajse të gjithë spektrin e misioneve dhe detyrave. Kjo mbështetje e vazhdueshme e fuqishme dhe thelbësore ju ka dhënë veçanërisht trupave tanë të angazhuar jashtë vendit më shumë besim, siguri dhe dinjitet në krye të detyrave të tyre”, – nënvizoi Peleshi.

Sipas tij, modernizmi i teknikës dhe i pajisjeve duke filluar me mjete komunikimi detare, ajrore, mjete të blinduara dhe pajisje të tjera luftarake tokësore, mjete të mbrojtjes kimike e të tjera, ka qenë domethënëse për FA.

Ministri Peleshi u shpreh se “29 mjete të blinduara dhe armatimi luftarak për të cilat jemi mbledhur sot në ketë event sigurisht që nuk janë dhe nuk do të jenë të fundit. Kjo ndihmë dhe mbështetje për forcimin e muskujve ushtarakë të dy prej njësive tona kryesore siç janë batalioni II dhe ai i forcave speciale është shumë më tepër se kontributi real dhe konkret rritjen e kapaciteteve të tyre operacionale luftarake”, – theksoi Peleshi.

“Kapacitetet tona janë kapacitetet tuaja, janë kapacitetet e aleancës, FA shqiptare do të jenë gjithmonë me ju gjithmonë me aleancën në mbrojtjen dhe sigurimin e vlerave tona të përbashkëta”, – iu drejtua ministri Peleshi ambasadores së SHBA, Yuri Kim.

Nga ana e saj, ambasadorja Kim tha se dhurimi i mjeteve të reja kontribuon në transformimin e batalionit II të këmbësorisë, nga një batalion i lehtë, në një batalion të mekanizuar.

Diplomatja amerikane u shpreh krenare që Shqipëria i përgjigjet detyrës, duke qenë gjithmonë në krah të SHBA, pavarësisht sa të rrezikshme janë misionet, pavarësisht sa larg shtëpisë. Dhurimin e 29 mjeteve të reja, ajo e konsideroi si një donacion të rëndësishëm në prag të “Defender Europe 21”, stërvitjes ushtarake më të madhe në Evropën Juglindore.

Mjetet e reja të dhuruara nga SHBA do të përdoren kryesisht nga batalioni II i këmbësorisë në Forcën Tokësore, i cili është një strukturë në gatishmëri dhe dispozicion të Aleancës për t’u dislokuar kudo dhe kurdo.ATSH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Ngjarja e rëndë: 29-vjeçarja nga Lushnja rreh vjehrrin

Një 29-vjeçare nga Lushnja ka dhunuar fizikisht vjehrrin e saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ U dënua për aksidentin tragjik me 5 të vdekur, përfiton nga amnistia Rexhina Celhaka! Lot e përqafime me të atin te dera e burgut

Bedri Celhaka mundi ta përqafonte për herë të parë pas 3 vjetësh jashtë hekurave, vajzën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hajdutët shënjestrojnë makinat, tre raste në pak ditë në një fshat në Klos

Banorët e fshatrave të Xibrit në Bashkinë e Klosit po ndjehen të pasigurtë çdo ditë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ “Ndihmë-ndihmë” – Maja hyn në banesë duke thyer derën, por ia merr ulërimave nga ballkoni pa e prekur njeri, ish bashkëshorti filmon gjithë skenën: Largohu!

Pas lajmit se këngëtarja e muzikës popullore “Maya” ishte dhunuar nga bashkëshorti i saj nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Amnistia penale/ Drejtori i IEVP Vlorë jep lajmin: Mund të përfitojnë dhe të tjerë të dënuar në ditët në vijim

Edmond Leka, drejtor i IEVP Vlorë, thotë se në ditët e ardhshme mund të ketë…

LEXO ME SHUME