Categories Lajme

29-vjeçarja polake e raportoi të zhdukur, Policia gjen në det 74-vjeçarin: Është në gjendje të mirë shëndetësore

Pas denoncimit të bërë në polici nga 29-vjeçarja polake për zhdukjen e 74-vjeçarit, Policia e Sarandës është vënë në lëvizje dhe ka bërë të mundur gjetjen e polakut i cili ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për kërkimet e shtetasit polak Z.K., ju informojmë se si rezultat i bashkëpunimit me shërbimet e Policisë kufitare, gjatë kontrollit në det u bë e mundur gjetja e shtetasit Z.K., i cili ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe po shoqërohet për në vendin e tij të akomodimit në Sarandë”, njofton policia.

Ditën e djeshme 29-vjeçarja denoncoi zhdukjen e 74-vjeçarit, i cili ishte futur për tu larë në det por nuk kishte dalë nga uji.

Më datë 27.06.2021, rreth orës 20:00, në Komisariatin e Policisë Sarandë, është paraqitur shtetasja polake D. R., 29 vjeçe, e cila ka kallëzuar se sot, rreth orës 10:30, shtetasi polak Z. K., 74 vjeç, është futur në det, në Ksamil, Sarandë dhe nuk ka dalë akoma. Shërbimet e Policisë vijojnë kërkimet për gjetjen e shtetasit Z. K.”, njoftoi më herët policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kthjellime dhe alternime vranësirash, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Moti parashikohet të jetë i kthjellët deri në orët e pasdites më pas shtim gradual…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME