Lajme

3 vje.dhje brenda një jave, kush është i riu i “fiksuar” pas farmacive të Tiranës

Kristi Çinari i cili është shpallur në kërkim për grabitjen e filialit të dhënies së kredisë në rrugën “Bardhyl” dyshohet të jetë edhe autori i grabitjes së mbrëmjes së kaluar në një farmaci në rrugën “Bardhok Biba”. Ky person është i dyshuar edhe si të paktën 2 vjedhjeve të tjera në kryeqytet brenda harkut kohor të një jave, asaj të filialit Kredo.al dhe të një tjetër farmacie në rrugën Zhan Dark. Ai gjithashtu ka qenë i proceduar për një tjetër grabitje farmacie në vitin 2017.

Për shkak të pamjeve filmike të vëzhguara në të dyja grabitjet e ditëve të fundit, rezulton se ka ngjashmëri fizike dhe që mund të kemi të bëjmë me të njëjtin person. Kristi Çinari nuk është një emër i panjohur për blutë e kryeqytetit pasi edhe në vitin 2017 është proceduar për grabitjen e një farmacie.

Burime jo zyrtare nga policia bëjnë me dije se pista kryesore për gjetjen e autorit të grabitjes së farmacisë mbrëmjen e kaluar, është krahasimi i ngjarjeve, rrethanave dhe skenarëve të përdorur nga autori që janë totalisht të ngjashme. Vjedhjen e fundit që dyshohet të ketë bërë Çinari është ajo e mbrëmjes së djeshme në rrugën “Bardhok Biba” në Tiranë, ku  vodhi xhiron ditore të biznesit. Mësohet se shifra që ai ka mundur të marrë nga farmacia është 170 mijë lekë të vjetra, ndërkohë që ka kërcënuar me armë shitësen, e cila e gjendur nën presion nuk ka bërë rezistencë.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close