Categories Lajme

3-vjeçari u gjet i pajetë në kopësht, familjarët para prokurorisë: S’mund të jetë mbytur në atë lartësi

Familjarët e 3-vjeçarit që humbi jetën në një kopsht privat në Fier janë mbledhur sot para prokurorisë. Ata kërkojnë drejtësi për humbjen e të voglit të tyre dhe të zbardhet ngjarja sa më parë. Në një deklaratë për mediat, daja, Durim Kaja hedh dyshime se fëmija nuk mund të jetë mbytur në atë lartësi, ashtu sikurse kanë dhënë versionin zyrtar grupi hetimor.

“Jemi drejtuar para prokurorisë së Fierit për një hall që mos i ndodhtë askujt, asnjë prindi. Mos e paftë këtë hall që na ka rënë. Kemi çuar fëmijën në çerdhe si të gjithë fëmijët e tjerë dhe na vjen lajmi që na ishte mbytur. Dua që ju mediat të shkoni ta kontrolloni në një vend 60 pont lartësia, kur ne fëmijët e kemi mbi 80 pont.

Të tërë që jeni ju këtu nëse do e shikoni po ka mundësi që fëmija të jetë mbytur vetë atje do jem i pari që do t’ju kërkoj falje. Ne dyshojmë te ai vend ata thonë që femiija është mbytur këtu me një kapëse që sapo ta kapte alumini ai të mbeste në dorë. Vajtëm e pamë dje vendin. Vajtëm si njerëz dhe u kënaqëm shumë se na thanë do të shikoni realitetin. Kur e pamë atë lartësi jemi shokuar”, thotë ai, ndërsa shton se prokurorët nuk i kanë futur as në zyrë.

Nëna e 3-vjeçarit, Donalda Kodheli mes lotësh thotë se fëmija nuk mund të mbytej në atë formë. Ajo shprehet se presidenti i kopshtit i ka gënjyer për kamerat.

“Presidenti i kopshti ka ardhur te shtëpia dhe më ka kërkuar dhe më ka thënë që do ta nxjerr unë të vërtetën. Ka thënë që ka kamera kopshti në çdo cep. Kur vajtëm dje na tha ka vetëm 6 kamera. Vendi ku thotë ai që është vrarë çuni nuk ka mundësi në botë. Ato kapëse që thotë ai të mbesin në dorë. Si të jetë e mundur të vritet një fëmijë 15 kg te ato kapëse. Kopshti sot është i hapur”, shprehet ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME