Lajme

’30 milionë dollarë nga tenderat’, Safet Gjici i kundërpërgjigjet PD: Të dështuar, vërtetoni akuzat

Fill pas akuzës së lëshuar nga Partia Demokratike, se ka përfituar 1.5 milionë dollarë nga të ardhurat për arsim dhe 30 milionë dollarë në total gjatë gjithë mandatit qeverisës së Ramës, ka reaguar biznesmeni dhe presidenti i skuadrës së Kukësit, Safet Gjici.

Biznesmeni dhe presidenti i skuadrës së Kukësit, Safet Gjici ka reaguar fill pas deklaratës së Partisë Demokratike, se ai ka përfituar gjatë gjithë qeverisjes së Partisë Socialiste 30 milionë dollarë. (Lexo këtu)

Gjici e cilëson deklaratën në fjalë si lëvizje të një opozite të dështuar e të shkërmoqur, si dhe të pushtuar nga “ethet e humbjes”.

Duke përmendur akuzën se ka përfituar tenderin për Universitetin e Durrësit, Gjici e cilëson gënjeshtër. Ai shprehet se tenderi për godinën e Universitetit është realizuar në fillim të vitit 2013, kur në qeveri ishte Partia Demokratike.

“Madje, kompania që unë administroja dikur, nuk ka marrë ende paratë e punës së bërë”, vijon Gjici, duke theksuar se prej vitesh nuk administron më asnjë biznes.

Në fund të reagimit, Gjici deklaroi se Partisë Demokratike do t’i duhet tanimë të vërtetojë akuzat përkundrejt tij, pasi në të kundërt, do të shihen në gjyq.

a.s.shqipetaria. com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close