Categories Lajme

30 Qershori afati i fundit i fiskalizimit

30 Qershori është afati i fundit për fiskalizimin biznesit të vogël pa TVSH,  ndaj Administrata Tatimore rikujton tatimpaguesit të fiskalizohen. Për ata që nuk e kanë nisur ende procesin e fiskalizimit duhet të aplikojnë fillimisht për marrjen e certifikatës elektronike, dokument elektronik i cili lëshohet në e-Albania.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, tatimpaguesit kanë mundësi për të fiskalizuar faturat e tyre, përmes përdorimit të platformës së Administratës Tatimore, Self-Care ose implementimit të një zgjidhje softuerike nëse plotësojnë kushtet e mëposhtme:

1) Nuk janë subjekt i tatimit mbi vlerën e shtuar;
2) Kanë përgjegjësi tatimore të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël;
3) Nuk kanë më shumë se një vendndodhje të ushtrimit të veprimtarisë së biznesit;
4) Kanë statusin ligjor “Person Fizik” dhe kategorinë e punësimit “I vetëpunësuar i vetëm”.

Sa i takon ecurisë së fiskalizimit në shifra për periudhën nga 1 janari 2021 deri më 27 qershor 2022, zyrtarisht raportohet se është realizuar me sukses fiskalizimi në masën 100% për biznesin e madh dhe të vogël me TVSH.

Tatimet theksojnë se pritet fiskalizimi i rreth 10% tatimpaguesve të biznesit të vogël pa TVSH, duke përjashtuar këtu tatimpaguesit që nuk ushtrojnë aktivitet, e megjithatë nuk mund të kalojnë në status pasiv, për shkak të detyrimeve të papaguara.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME