Categories Lajme

30 vite në arrati, arrestohet bosi i mafies italiane, Matteo Messina Denaro

Bosi italian i mafias Matteo Messina Denaro është arrestuar nga karabinierët  në një klinikë private në Palermo, pas 30 vitesh në arrati. Hetimi që çoi në arrestimin e bosit mafioz Castelvetrano (Tp) u koordinua nga prokurori Maurizio de Lucia dhe zv/prokurori Paolo Guido, shkruan TGCOM 24.

Sipas mediave TGCOM 24, Matteo Messina Denaro, është arrestuar brenda klinikës private Maddalena në Palermo, ku po merrte trajtim.

Djali i bosit të vjetër mafioz të Castelvetrano (Tp) Ciccio, aleat historik i Korleonezëve të Totò Riina, ishte i arratisur që nga vera e vitit 1993, kur në një letër që i kishte shkruar të dashurës së tij në atë kohë, Angela, pas masakrave mafioze në Romë, Milano dhe Firence, paralajmëroi fillimin e jetës së tij.

Qindra oficerë të zbatimit të ligjit janë përfshirë në arrestimin e tij ndër vite. Një i arratisur rekord si aleatët e tij besnikë Totò Riina, i cili u shpëtoi prangave për 23 vite dhe Bernando Provenzano, i cili arriti të shmangte burgun për 38 vite.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME