Categories Lajme

30 vjet nga eksodi i shqiptarëve/ Rama vizitë dy-ditore në Itali

Me rastin e 30-vjetorit të eksodit shqiptar të 6 marsit 1991, kryeministri Edi Rama nisi një vizitë 2-ditore në Itali. Rama është pritur pasditen e sotme në Bari nga ministri i Jashtëm të Italisë Di Maio dhe Guvernatori i rajonit të Puglias, Michele Emiliano. Sipas Di Maios, pas 30 vitesh, është koha të kujtojmë së bashku ato ditë që sollën në brigjet tona 25 mijë shqiptarë.

“Sot kemi dashur të kujtojmë dhe festojmë të gjitha këto, së bashku me Kryeministrin shqiptar Edi Rama, i cili është gjithashtu një mik i dashur dhe i vlerësuar i Italisë dhe me guvernatorin Rajonit të Puglias Michele Emiliano”.

Burime nga zyra e kryeministrit bëjnë me dije se, nesër në orën 8.45, në Palazzo di Citta, kryetari i Bashkisë së Barit Antonio Decaro do të presë Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë Edi Rama. Në takim do të jenë edhe  prefekti i Bari Antonella Bellomo, guvernatori i rajonit Michele Emiliano dhe presidentja e këshillit rajonal të Pulias, Loredana Capone.

Si ndodhi Eksodi në ’91

Eksodi i Marsit ’91 numëroi afro 25 mijë të ikur në 3 ditë. Në anije, kishin hyrë edhe disa nga të rinjte më të talentuar të Shqipërisë, ose intelektualë dhe artistë të njohur. Ikjet nga deti vijuan për muaj më rradhë në përmasa më të vogla. Ato u bënë lajm i parë i  pothuajse gjithë mediave botërore. Ikej me çdo send që mund të lundronte, që nga varkat, komardaret e deri tek traper artizanalë që shpesh gjendeshin në det të hapur nga anijet tregtare.

Në Gusht 1991, u hap sërish fjala se anijet do të niseshin drejt Italisë. Me dhjetra mijëra vetë dyndën portin e Durrësit dhe zaptuar naijet që gjendeshin aty. Ato u nisën forcërisht drejt Barit, ku mbërritën afro 20 orë më vonë. Njëra prej anijeve, e quajtur Vlora, ishte e mbushur deri në majë të direkut. Ajo llogaritej te kishte mbi 20 mijë vetë.

Kësaj here Italia veproi ndryshe. Ajo i mbylli refugjatët, me gra e fëmijë në Stadiumin “Della Vittoria” të Barit për 4 ditë e net dhe ushqimin jua hidhte me helikopter.  Disa vetë vdiqën nga uria dhe nga vapa përvëluese e Gushtit në një vend ku s’kishte asnjë centimetër hije. Të tjerë u vranë mes tyre për të rrëmbyer qoftë edhe një shishe ujë. 88 orë më pas, Italia i ktheu të gjithë mbrapsht duke ju dhënë me vete, një sandui[, një shishe ujë dhe 50 mijë lireta (25 usd në atë kohë).

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U gjet i vdekur nën ashensor, zbardhen detajet për vdekjen e biznesmenit shqiptar

Ende vijojnë të jetë të paqarta rrethanat e vdekjes së biznesmenit shqiptar nga Gjilani, Musah…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

FNSH dhe policia aksion ‘blic’ në Vlorë, disa të shoqëruar (Foto)

Forcat e ndërhyrjes së shpejtë së bashku me policinë  zhvilluan një aksion blic në qytetin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shfrytëzonin të miturin për të përfituar para në ”Tik Tok”, Apeli lë në burg nënë e bir

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masat e arrestit me burg për Armando Kumarakun…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jorgo Goro jep dorëheqjen nga qelia si kryebashkiak i Himarës! Zbardhet letra

Jorgo Goro, i cili u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme për shpërdorim detyre,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunoi barbarisht një mace, procedohet i moshuari në Rrogozhinë

eagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës Në lidhje me një video të postuar në…

LEXO ME SHUME