Lajme

30-vjetori i eksodit shqiptar, Xhaçka: Komuniteti shqiptar në Itali, histori suksesi

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, ka përkujtuar 30-vjetorin e eksodit shqiptar drejt Italisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministrja thotë se pamjet e vitit 1991 janë të ngulitura fort në kujtesën e të gjithëve. Tashmë sipas saj, komuniteti shqiptar në Itali është një histori suksesi sot. Pavarësisht kësaj, asgjë nuk ka ndryshuar sipas ministres për mirënjohjen që populli jonë ndjen ndaj popullit italian.

“Këto pamje që tronditën botën mbarë, janë ngulitur fort në kujtesën e të gjithë atyre që i jetuan. Shumëçka ka ndryshuar nga ajo kohë. Shqipëria nuk është ajo e 30 viteve më parë. Komuniteti shqiptar në Itali është sot një histori suksesi. Por ajo që s’ka ndryshuar është ndjenja e mirënjohjes për Italinë e popullin italian që hapën dyert në orën tonë të dëshpërimit”, thotë Xhaçka.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: