Categories Lajme

301 raste të reja dhe dhe 4 humbje jete

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë për të gjithë qytetarët +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2396 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 301 qytetarë, në këto bashki: 101 në Tiranë, nga 20 qytetarë në Fier, Vlorë, nga 14 qytetarë në Durrës, Lushnje, 11 në Elbasan, 10 në Berat, 9 në Gjirokastër, nga 8 qytetarë në Kamëz, Kavajë, Mallakastër, Sarandë, 7 në Vorë, nga 6 qytetarë në Përmet, Tepelenë, nga 5 qytetarë në Selenicë, Krujë, nga 4 qytetarë në Tropojë, Dibër, nga 3 qytetarë në Dimal, Korçë, Shkodër, nga 2 qytetarë në Mirditë, Kurbin, Shijak, Mat, Gramsh, nga 1 qytetar në Skrapar, Devoll, Pogradec, Memaliaj, Këlcyrë, Finiq, Divjakë, Patos, Roskovec, Lezhë, Has, Kukës, Pukë, Vau i Dejës.

Janë 5474 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 125 pacientë, nga të cilët 11 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 4 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Tirana 67 vjeçë, një qytetar nga Divjaka 78 vjeç, një qytetar nga Berati 84 vjeç, një qytetar nga Durrësi 85 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe MbrojtjesSociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 463 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 196,298 që nga fillimi i epidemisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME