Categories Lajme

31 në Vlorë, 869 raste të reja dhe 4 humbje jete në 24 orët e fundit

Shqipëria ka regjistruar 869 raste të reja nga COVID-19 në 24 orët e fundit, rreth 100 më pak se dje. Po ashtu 4 pacientë kanë humbur jetën, tre nga Tirana dhe një nga Durrësi. Më shumë raste së fundmi regjistroi kryeqyteti 292, ndjeku nga Durrësi 68, Shkodra 58, Fieri 44 e Lushnja 31. Ndërkohë në spitale janë 175 pacientë, 33 në gjendje të rëndë. Lajmi i mirë është se plot 865 pacientë e kanë fituar betejën me COVID-19 së fundmi.

NJOFTIMI NGA MSH Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Nëse jeni mbi 18 vjeç, mund të vaksinoheni në qendrën tuaj shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 5257 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 869 qytetarë, në këto bashki:
292 raste në Tiranë, 68 në Durrës, 58 në Shkodër, 44 në Fier, 36 në Lushnje, 31 në Vlorë, 24 në Elbasan, nga 20 raste në Lezhë, Kamëz, Korçë, nga 18 raste në Kukës, Sarandë, nga 17 raste në Kurbin, Kavajë, 14 në Berat, 13 në Krujë, 11 në Prrenjas, nga 10 raste në Kolonjë, Pogradec, Mallakastër, Dibër, Rrogozhinë, 9 në Patos, 8 në Gramsh, 7 në Vau i Dejës, nga 5 raste në Malësi e Madhe, Divjakë, Gjirokastër, nga 4 raste në Peqin, Skrapar, Roskovec, Vorë, nga 3 raste në Fushë Arrëz, Shijak, Këlcyrë, Devoll, Dimal, Kuçovë, Poliçan, Librazhd, nga 2 raste në Belsh, Cerrik, Maliq, Finiq, Klos, Mirditë, Pukë, nga 1 rast në Tropojë, Libohovë, Përmet, Tepelenë, Memaliaj.

Janë 12,585 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 175 pacientë, nga të cilët 33 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 4 qytetarë: tre qytetarë nga Tirana të moshave 62-71 vjeç dhe një qytetar 86 vjeç nga Durrësi.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 862 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 141,038 që nga fillimi i epidemisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME