Lajme

31-vjeçari ka nevojë për transplant në zemër, spitali nuk pranon: Pacienti nuk është i vaksinuar

Një spital amerikan ka refuzuar një pacient për një transplant zemre sepse ai nuk është i vaksinuar kundër Covid-19. Po, mirë e lexuat. DJ Ferguson, 31 vjeç ka nevojë të madhe për një zemër të re, por “Brigham and Ëomen’s Hospital” në Boston e hoqi atë nga lista e tyre për shkak se i riu nuk është i vaksinuar. Spitali tha se po ndiqte “politikën e spitalit”.

“Duke pasur parasysh mungesën e organeve në dispozicion, ne bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar që një pacient që merr një organ të transplantuar të ketë shanset më të mëdha për të mbijetuar.”- tha spitali në një deklaratë. Ndërkohë, një zëdhënës tha se spitali kërkon vaksinën Covid-19 për të krijuar shansin më të mirë për një operacion të suksesshëm dhe për të optimizuar mbijetesën e pacientit pas transplantimit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close