
Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohet për ngacmim seksual. Në pranga përfundoi N.Ç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 arrestuan në flagrancë shtetasin N. Ç., 31 vjeç, banues në Maknor, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase.