Lajme

314 të punësuar nga Zyrat e Punës vetëm në katër ditë

Si një nga prioritetet e qeverisë, punësimi në vend ka shënuar rritje ku vetëm në 4 ditë janë punësuar 314 persona.

Sipas statistikave nga Zyrat e Punës, rezulton se qarku i Durrësit ka numrin më të madh të të punësuarve falë zyrave të punës, me 85 persona.

Shifra për periudhën 3-6 dhjetor, të shpërndara sipas qarqeve të vendit;
Në qarkun e Beratit janë punësuar 17 persona, nga këta në bashkinë Berat 10 persona në Skrapar 7.

Në qarkun e Durrësit 85 persona nga këta në bashkinë Durrës 78, në Krujë 7. Në qarkun e Fierit 29 persona, në bashkinë Fier 16, në Lushnjë 12 dhe në Mallakastër 1.

Në qarkun e Korçës janë punësuar 16 persona, nga këta në Kolonjë 4, në Korçë 6 dhe në Pogradec 5, ndërsa në qarkun e Dibrës janë punësuar 17, nga këta në Bulqizë 13 persona dhe në Mat 4.

Në qarkun e Elbasanit janë punësuar 36 persona, në bashkinë Elbasan 29, Gramsh 5, Peqin 1, në Librazhd 1, në qarkun e Gjirokastrës 5, nga këta në bashkinë Gjirokastër 5, në Përmet 2, në Tepelenë 3.

Ndërsa në qarkun e Kukësit janë punësuar 12, në Has 3, Kukës 6 dhe Tropojë 3, në qarkun e Lezhës 16 gjithsej nga këta në Kurbin 5, Lezhë 7, në Mirditë 4. Në qarkun e Shkodrës 13 gjithsej nga këta në Malësinë e Madhe 2, në Pukë 1 dhe Shkodër 10.

Në qarkun e Tiranës janë punësuar 46 persona, nga këta 32 në Tiranë dhe 14 në Kavajë. Në Vlorë 22 gjithsej, në Delvinë 9, në Sarandë 5 dhe në Vlorë 8./atsh

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close