Lajme

32-vjeçari, vrasës i Nevilës dhe Camilla-s? Dalin rezultatet e autopsisë së transit

Transi Camilla u vra me dy plumba pistolete të kalibrit të vogël, të qëlluar në pjesën e majtë të kokës. Është ky rezultati i autopsisë së kryer në trupin e 43-vjeçarit Carlo Bertolotti. Vrasja e tij është një analogji me atë të shqiptares Nevila Pjetri, e cila u vra 24 orë më herët vetëm në 3 kilometra distancë, në zonën e Marinella di Sarzana.

Hapi i radhës tashmë është që dy gëzhojat të krahasohen me ato që u gjetën në kufomën e Nevilës. Mjeku ligjor saktësoi po ashtu se trupi i transit ishte mbuluar me shenja gërvishtje për shkak të tërheqjes së kufomës në një zonë të mbushur me gurë të vegjël e ferra.

Sa i përket kohës së vdekjes, ajo ka ndodhur mes natës të së dielës dhe të hënës, 24 orë pas vdekjes së Nevila Pjetrit.

Për vrasjen e prostitutës shqiptare pas hekura ndodhet 32-vjeçari Daniele Bedini, për të cilin autoritetet duket se kanë mundur të sigurojnë prova të rëndësishme. Sa i takon vrasjes së Camilla-s, deri më tani 32-vjeçari është nën hetim, megjithatë pas daljes së autopsisë situata mund të ndryshojë dhe i riu italian mund të vihet nën akuzë për të dyja vrasjet./tvklan.al

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close