Categories Lajme

34-vjeçarja ndërroi jetë pas abortit në Elbasan, mjeku: Nuk pati asnjë neglizhencë nga stafi mjekësor

Një 34-vjeçare ka ndërruar jetë dy ditë më parë në Maternitetin e Elbasanit pasi kreu abortin. Lidhur me ngjarjen ka folur sot, mjeku reanimator, Behar Gjevori, i cili u kujdes për 34-vjeçaren Etleva Çullhaj.

Në një intervistë për “Shqipëria Live” mjeku tha se nuk ka pasur asnjë neglizhencë nga e mjekëve dhe se gjendja e 34-vjeçares ishte normale. Ai tha se e ndjera, Etleva Çullhaj, shkoi në këmbë dhe bëri ekon, në 15:30 iku në shtëpi e shoqëruar nga një person tjetër.

“Dukej normale gjendja e saj, me pak stres dhe ankth, por gjithçka u realizua me sukses, me anestezi që nuk jep komplikime dhe bën një zgjim të shpejtë. Gjatë kësaj kohe ka qenë e monitoruar, parametrat e saj ishin normale, u përdor promofoli preparati që përdoret në sallë, ecuria ishte normale, zgjimi ishte normal. Normalisht shkoi në këmbë dhe bëri ekon, në 15:30 iku në shtëpi e shoqëruar nga një person tjetër. Ndërlikimet kanë ndodhur më 5 e gjysmë, 6 sipas obstetrit, më tha që është ndërlikuar gjendja dhe shkoi në shtëpinë e saj dhe e sjell në urgjencë dhe nuk jetonte më. Ajo ishte 11-12 javë shtatzënë. Një nga intervistat që i bëhet pacientit është natyra e alergjisë. Fakti që anestezia shkoi mirë do të thotë që e suportoi mirë. Rastet janë shumë të rralla, agravimi që quhet tromboemboli pulmonare e cila është vdekjeprurëse. Ne i kemi të përditshme këto procedura, maksimumi qëndrohet dy orë në spital. Një orë më vonë, mund të ngasë edhe makinën. Tromboemboli pulmonare njihet si komplikacion pas aborteve. Nga ana jonë protokolli ka qenë shumë korrekt, pas tre katër orëve ndodhi ky komplikacion. Është më se normale që policia dhe këto të marrin hapat e tyre. Nuk kemi të bëjmë as me neglizhencë”, tha mjeku.

Paraprakisht ekspertiza ka nxjerrë rezultatet se vdekja e 34-vjeçares në Elbasan është shkaktuar si pasojë e mpikjes së gjakut.

Eltleva Çulhaj u paraqit më 30 janar rreth orës 12:00 në ambientet e Maternitetit të Elbasanit, ka kryer një procedurë aborti dhe më pas është larguar në banesë. Por rreth orës 18:00 të së njëjtës ditë, dyshohet se për shkak të komplikimeve të gjendjes shëndetësore, 34-vjeçarja ka njoftuar shërbimet e ambulancës, të cilat e kanë transportuar atë në Maternitetin e Elbasanit, ku kjo shtetase ka humbur jetën. Për rrjedhojë policia ka nisur procedimin penal ndaj mjekut, Arben Paralloi 56 vjeç.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po ndërtonin pa leje në plazhin e Gjipesë, arrestohet 52-vjeçari, në kërkim 3 persona

Një 52-vjeçar është vënë në pranga pasi u konstatua se po ndërtonte pa leje në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Shtylla elektrike bie papritur mbi makinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. Një shtyllë ka rënë mbi një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pas vendimit për t`u larguar nga shtëpia, Romeo bën lëvizjen e papritur

Teksa të gjithë prisnin që Heidi Baci dhe Romeo Veshaj të kalonin momente të bukura…

LEXO ME SHUME