Categories Covid-19, Lajme

35 në Vlorë, 739 raste të reja, 7 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit

Përgjatë 24 orëve të fundit në vend 7 persona kanë humbur jetën nga Covid-19, ndërsa nga autoritete shëndetësore janë kontestuar 739 raste të reja pozitivë me koronavirus.

Ministria e shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 3314 testime të reja në terren, ndërsa shton se 469 persona janë shëruar nga infektimi i koronavirusit. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 274 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë: COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 3314 testime, 469 të shëruar, 739 raste të reja dhe 7 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën në zbatimin e rregullave antiCOVID; Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; shmangni grumbullimet dhe ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake, vetëm kështu parandaloni përhapjen e COVID-19.

Ju njohim me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon: Janë kryer 3314 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 739 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

251 raste në Tiranë, 39 në Durrës, 35 në Vlorë, 34 në Lushnje, 30 në Elbasan, 27 në Lezhë, 22 në Krujë, 20 në Fier, nga 19 raste në Kavajë, Kamëz, 18 në Shkodër, nga 15 raste në Kukës, Himarë, nga 14 raste në Berat, Shijak, nga 11 raste në Mallakastër, Ura Vajgurore, Dibër, nga 10 raste në Kurbin, Mirditë, nga 9 raste në Mallakastër, Prrenjas, 8 në Gjirokastër, 7 në Vorë, nga 6 raste në Sarandë, Divjakë, Gramsh, nga 5 raste në Malësi e Madhe, Skrapar, nga 4 raste në Pukë, Vau i Dejës, Bulqizë, Peqin, Kuçovë, nga 3 raste në Korçë, Mat, Pogradec, Tepelenë, Patos, nga 2 raste në Has, Rrogozhinë, Delvinë, Belsh, Maliq, Cerrik, nga 1 rast në Përmet, Selenicë, Roskovec, Klos, Poliçan, Dropull.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 469 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 42,895 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 274 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 7 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. Katër qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Dibra, 1 qytetar nga Mati, 1 qytetar nga Kavaja, të moshave 59- 75 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (22 Janar 2021) Raste të reja ditore 739 Të shëruar në 24 orë     469 Të shtruar në spitale274 Humbje jete në 24 orë   7 Testime ditore   3314 Testime totale   327,774 Raste pozitive   70,655

Raste të shëruara  42,895 Raste Aktive   26,457 Humbje jete  1303 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë  15452 Fier  1974 Durrës 1494 Shkodër   1351 Elbasan1103, Vlorë  1021 Lezhë   990 Korçë  882 Berat  807 Gjirokastër 512 Dibër   483 Kukës 388

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME