Categories Lajme

37-vjeçari nga Fushë-Arrëzi për gruan e tij: Është shumë e paaftë, duhet të më shërbejë mua…

Një bisedë në telefon mjaftoi që dy të rinj nga Fushë-Arrëzi të lidhnin jetën bashkë në martesë e të bëheshin prindër të dy fëmijëve. Por historia nuk pati fund të lumtur. Pretendime për dhunë, tradhëti e mosmarrëveshje të tjera i cuan disa herë në dyert e policisë dhe gjykatës derisa erdhi divorci.

Në studion e emisionit ‘Me zemër të hapur’, sot ishte 37 vjeçari i cili do të rrëfejë historinë e tij problematike si edhe dyshimet për persona që sipas tij i kanë prishur familjen.

“Nuk dua të rikthehem me gruan. Dua vetëm vajzën. Nuk kërkoj dot të drejtën në gjykatë e polici sepse aty funksionon leku dhe trupi” shprehet ai ndërsa flet se si u njoh me ish gruan e tij

“Në telefon. Krijoja numra kot derisa doli kjo. U takuam u njohëm, që atëherë ka ndërhyrë kunata. I tha të motrës pse lidhesh me atë ai ka mbytur një grua. Unë s’kam lidhje me atë ngjarje se për atë është dënuar një tjetër. Unë atëherë isha 15 vjec. Që atëherë ka nis një ftohje me gruan. Gruaja ime gënjen sy më sy. Edhe ta rrahësh ajo nuk ndërron mendje.” tha ai, ndërsa pranoi edhe dhunën e ushtruar ndaj saj.

“Po e pranoj e kam r rahur disa herë. Në fillim jo tani. Rrinte në instagram e tik tok nuk kujdesej për fëmijët. Ajo është shumë e paaftë. Ajo duhet t’i shërbejë fëmijëve dhe burrit” vijoi më tej 37-vjecari.

“Në 23 shtator kemi pasur debat. Më ofendonte më fyente. ai ka gjëra të tjera në kokë. Këmi qenë 13 vite martesë dhe tani më hedh fajin mua. Unë e kam mbajtur edhe kur ka qenë i sëmurë. Ai është dënuar për d hunë në familje. Në shkurt u la i lirë. E fala. ai nuk mund të më thotë mua jam e papërgjegjshme. Ekam falur për të mos e ndarë nga fëmijët. Ai më ka kërcënuar me vajzë. Më ka thënë ose e marr unë ose përfundoj në burg
. “ tha ish gruaja e 37-vjeçarit.

37 vjeçari: Kunata që në fillim më ka thënë do të të ndaj dhe ia arriti qëllimit. edhe unë kam përfunduar në burg se kam marrë t hikën. Jam dënuar 18 muaj me kusht.

Evis Ahmeti: Si rrinë fëmijët me 2 prindër të dhunshëm. Njëri është i dhunshëm ndërsa tjetri merr thikën.

Ish-kunataUnë skam qënë dakord që ky të ishte kunati im. Unë kam 12 vjet që u jap lek të jetojnë. Ata ishin jashtë, nuk kishin shtëpi. Unë jetoja pa dokumente që në 2008. Shtëpinë ua fali kisha. Ai gjithë jetën kanë ushtruar dhunë. Ai nuk ka qenë as kur lindën fëmijët sepse ka qenë në burg. Motra shkoi vetë në maternitet dhe vuajti shumë. Asnjë nga familja e tij nuk u kujdes për motrën. 37 vjeçari: Kam pretendime për tradhëti. Ajo ju jepte numra telefoni dhe 10 mijë leksha policëve

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME