Lajme

Vlorë/ Procedohen penalisht 4 pronarë të subjekteve të ndryshme. Sekuestrohen mallra që tregtoheshin pa faturë tatimore, Detaje

Vlorë/Goditen nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Vlorë, 2 raste të informalitetit dhe 2 raste të tregtimit të mallrave të kontrabanduara. Procedohen penalisht 4 pronarë të subjekteve të ndryshme. Sekuestrohen mallra që tregtoheshin pa faturë tatimore, në 2 prej këtyre subjekteve.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Vlorë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e krimit ekonomik, gjatë kontrolleve në subjekte të ndryshme, kanë goditur 2 raste të informalitetit dhe 2 raste të tregtimit të mallrave të kontrabanduara.

Në vijim të veprimeve janë referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi penal për shtetasit: – S. B., 54 vjeç, banues në Vlorë, sepse ushtronte aktivitetin në një subjekt bar-kafe, pa dokumentacionin përkatës dhe pa kasën fiskale; -A. B., 30 vjeçe, banuese në Vlorë, sepse ushtronte aktivitetin në një subjekt parukeri, pa dokumentacionin përkatës dhe pa kasën fiskale; -S. Xh., 33 vjeçe, banuese në Vlorë, sepse në një subjekt postë private tregtonte mallra të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale; -A. R., 22 vjeç, banues në Vlorë, sepse në një subjekt servis celularësh tregtonte celularë dhe aksesorë të ndryshëm, të dyshuar të kontrabanduar, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme. #angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔 #tëvendosurkundërkrimit✅ #nëçdoskajtëvendit🇦🇱 #nëshërbimtëqytetarëve👮️

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close