Lajme

Vlorë/Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjerër

DVP Vlorë/Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjerër, për vepra të ndryshme penale. Nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve të DVP Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin L. A., 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u arrestua në flagrancë shtetasi E. I., 22 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që ky shtetas drejtonte, iu gjetën dhe iu sekuestruan një mjet prerës thikë dhe një përforcues grushti.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan dhe një pushkë sportive. Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u arrestua në flagrancë shtetasi L. S., 42 vjeç, banues në fshatin Llaktund, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë shtetasi G. N., 39 vjeç, banues në Sarandë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjëndje të dehur. — Më datë 02.10.2022, shtetasja S. I., 19 vjeçe, banuese në fshatin Risili, ka kallëzuar se babi i saj, shtetasi L. I., 44 vjeç, është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Punohet për gjetjen e tij Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close